Grupi i Miqësisë Kosovë-Turqi takoi Këshillin ekonomik të Stambollit
BKT
Foto/ Kuvendi i Kosovës
Ekonomi

Grupi i Miqësisë Kosovë-Turqi takoi Këshillin ekonomik të Stambollit

A.B/RTKlive

Grupi i Miqësisë Kosovë-Turqi, në përbërje, Enis Kervan, kryetar,Visar Korenica, nënkryetar, Mërgim Lushtaku, Valentina Bunjaku Rexhepi, Time Kadrijaj, Fidan Jilta, Labinotë Demi Murtezi dhe Eman Rrahmani, anëtarë, po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të kryetarit të Grupit të Miqësisë Turqi-Kosovë, Zafer Isik.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni sot ka takuar anëtarët e Këshillit Ekonomik për Marrëdhëniet me Jashtë të Stambollit.

Kryetari i Grupit të Miqësisë, Enis Kervan dhe anëtarët e tjerë të grupit, falënderuan anëtarët e Bordit të këtij Këshilli, Naser Alim, Mehmet Kaqehir, Bilal Kara dhe Nesihan Damali, për investimet e deritanishme të Turqisë në të gjitha fushat në Kosovë, duke vlerësuar se Kosova është një vend i sigurt dhe me legjislacion të favorshëm per investime te huaja.

Mikpritësit turq po ashtu u njoftuan me të arriturat e Kosovës në shumë segmente si dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, në të gjitha nivelet.

"Deputetët siguruan Këshillin Ekonomik për Marrëdhënie me Jashtë të Stambollit se do të përkushtohen në zbatimin e marrëveshjeve aktuale dhe avancim të marrëveshjeve të reja ekonomike në të ardhmen. Kryetari Enis Kervan ftoi Këshillin DEIK që të organizojë në Kosovë një forum për investime, me odat dhe akterët perkatës, në bashkëpunim dhe institucionet në Kosovë. Deputetët së bashku me konsullen e Kosovës në Stamboll, Suzana Noberdali, takuan gjithashtu organizata kulturore kosovare në Stamboll dhe studentë nga Kosova të cilët studiojnë në universitete turke", njofton Kuvendi i Kosovës.


MË SHUME NGA Ekonomi