Komuna e Deçanit përkrah fermerët|Video
BKT
Ekonomi

Komuna e Deçanit përkrah fermerët|Video

Islam Haxhiu/RTK/Deçan

Dyzetë e katër fermerë deçanas kanë përfituar nga një mëshqerrë të racës Hollshtajn. Sipas komunarëve të Deçanit, nga një mëshqerrë përfituan fermerët që kanë mbi dy ose tri lopë.

Kështu, Lah Hajrizaj, nga Strellci i Epërm i Deçanit, familja e të cilit varet kryesisht nga blegtoria, e ka rritur tufën e tij të gjedheve falë përkrahjes së Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, e cila këto ditë ka ndarë nga një mëshqerrë qumështore të racës "Hollshtajn" për 44 fermerë deçanas.
Edhe blegtorë të tjerë, përfitues të donacionit, synojnë që ta rrisin edhe më shumë veprimtarinë blegtorale.
Ndërkaq, Rifat Stojkaj drejtor për Bujqësi në Deçan, thotë se kësaj radhe në bazë të kritereve janë përkrahur fermerët që kanë nga një deri në tri lopë qumështore. Tutje ai shtoi se në shkurt të këtij viti komuna e Deçanit pati ndarë edhe një kontingjent prej 22 mëshqerrave duke e çuar numrin e tyre në 66 krerë vetëm brenda një viti.


MË SHUME NGA Ekonomi