Kina ul fitimet industriale
atsh
Fitimet industriale të Kinës ranë me një ritëm më të shpejtë në periudhën janar-nëntor pasi ngadalësimi i kërkesës dhe ringjallja e rasteve të Covid-19 rënduan mbi aktivitetin industrial, sipas të dhënave zyrtare.
”Fitimet industriale ranë me 3,6% në periudhën janar-nëntor, që ishte më e madhe se rënia prej 3% në periudhën janar-tetor”, njoftoi Byroja Kombëtare e Statistikave.
”Prodhimi industrial është ngadalësuar dhe operacionet tregtare janë vënë nën presion për shkak të faktorëve të tillë si ringjallja e epidemisë dhe kërkesa e dobët”, theksoi Zhu Hong, një statisticien në NBS.
Të dhënat zyrtare të publikuara në fillim të këtij muaji treguan se prodhimi industrial po rritet me një ritëm shumë më të dobët dhe çmimet e fabrikës shënuan rënien e dytë vjetore radhazi në nëntor bazuar në krahasimin e lartë dhe çmimet e dobëta të mallrave.
Rritja e prodhimit industrial u përgjysmua në 2,2% në nëntor nga 5% një muaj më parë.
Në të njëjtën kohë, çmimet e fabrikës ranë me 1,3%, i njëjti ritëm rënieje që u pa në tetor.























