500 milionë euro kredi të garantuara nga FKGK-ja
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Ekonomi

500 milionë euro kredi të garantuara nga FKGK-ja

A.B/RTKlive

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore(FKGK), ka njoftuar se vlera e përgjithshme e kredive të miratuara nga bankat partnere të cilat janë garantuara ka arritur në 500 milion Euro dhe total me 12000 kredi.

Ndryshe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është entitet juridik i pavarur me karakter zhvillimor, i cili ofron garanci kreditore për NMVM-të, duke ndarë riskun kreditor me institucionet financiare.

Përmes garantimit të portofolit kreditorë të institucioneve financiare, FFGK synon rritjen e qasjes në financa për NMVM-të, mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrësisë, mbështetjen e prodhimit vendor dhe të atyre shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbështetjen e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik.


MË SHUME NGA Ekonomi