Nga një janari stikersat me ngjyrë të gjelbër
BKT
Foto: BKS
Ekonomi

Nga një janari stikersat me ngjyrë të gjelbër

E.Hoti/RTKlive

Byroja Kosovare e Sigurimit njofton se nga një janari i këtij viti stikersat e lëshuara nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në gjithë vendin do të mbajnë ngjyrën e gjelbër, pra nuk do të jenë me ngjyrë të njëjtë siç kanë qenë edhe vitin e kaluar.

Sipas BKS-së ndryshimi i ngjyrës ka për qëllim të vetëm lehtësimin e punës së Policisë së Kosovës, pra për të dalluar nga distanca automjetet që dalin në komunikacion pa një policë të sigurimit.

Kjo byro thotë se zbatimi i stikersave ka dhënë rezultate të dukshme duke ulur numrin e automjeteve të paregjistruara në vendin tonë.

Ky projekt mbulohet nga kompanitë e sigurimit që janë biznese 100 % private.

Pra, qytetarët nuk paguajnë asnjë cent për stikersin që e vendosin në xhama të automjeteve të tyre.


MË SHUME NGA Ekonomi