AKP pranon Aktvendimin e gjykatës, shitet “OLT Osijek – Njësia Rahovec”
BKT
Ekonomi

AKP pranon Aktvendimin e gjykatës, shitet “OLT Osijek – Njësia Rahovec”

J.Musliu/RTKlive

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka pranuar një Aktvendimin tw lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, përmes të cilit lejohet përmbyllja e procesit të likuidimit për Ndërmarrjen Shoqërore “OLT Osijek – Njësia Rahovec” me seli në këtë komunë.

“Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për aprovim të këtij Raporti Përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për NSh OLT Osijek – Njësia Rahovec”, sqaron AKP-ja.

Si rrjedhojë, pas Aktvendimit të fundit të kësaj gjykate, numri i Ndërmarrjeve Shoqërore, për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit, ka arritur në 42 të tilla.

Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 15 ditë nga dita e pranimit të këtij vendimi për ndonjë ankesë eventuale dhe pas kalimit të këtij afati, ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjekt Agjencia Kosovare e Privatizimit do t’ia dërgojë institucioneve relevante, ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së.


MË SHUME NGA Ekonomi