13:09 / 07.01.2023
12 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
N.Mekolli /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 106 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 12 persona. Raste aktive me Covid -19 janë 55.
Ndërsa prej fillimit, me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,335, kanë vdekur 3,202 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269, 078, njofton Ministria e Shëndetësisë.