13:13 / 09.01.2023
Hapet tenderi prej 38 milionë eurosh për rrugën Prishtinë-Podujevë
RTKlive
Ministria e Infrastrukturës ka hapur të hënën tenderin për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë. Vlera e projektit është 38 milionë euro.
Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se pas përfundimit të shpronësimeve, hartimit të projektit dhe alokimit edhe të 15.7 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës (në total 38 milionë euro), sot janë shpallur të gjitha llotot e rrugës magjistrale Podujevë-Prishtinë.
"Ky vit pritet të jetë shumë dinamik në punimet e kësaj rruge, po shpresojmë që kompanitë të cilat do ta fitojnë projektin për ndërtimin e rrugës të jenë sa më serioze", ka shkruar ai në "Facebook".