16:53 / 09.01.2023
Haradinaj: Prodhuesit vendorë kanë avancuar në kualitetin e produkteve
B. H. / RTKlive
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është inkurajues fakti që prodhuesit vendorë kanë avancuar dukshëm në kualitetin e produkteve duke tejkaluar kufijtë e vendit me eksportet e tyre në BE.
Një vlerësim të tillë lideri i AAK-së e dha pas takimeve të veçanta me dy sipërmarrës të suksesshëm nga Peja.
Sipas tij kualiteti i prodhimeve vendore ka avancuar sikurse edhe eksporti i tyre në BE.
"Është inkurajues fakti që prodhuesit vendorë kanë avancuar dukshëm në kualitetin e produkteve, duke tejkaluar kufijtë e vendit me eksportet e tyre në BE e kudo në botë, kështu duke ndikuar në krijimin e vendeve të reja të punës", ka theksuar Haradinaj.