15:17 / 13.01.2023
Kosova destinacion turistik në Panairin e Turizmit në Holandë
RTKlive
Kosova ka qenë një nga destinacionet për turizëm të promovuara nga agjencitë turistike në kuadër të Panairit më të madh të turizmit në Holandë, që po mbahet në qytetin e Utrechtit nga 12 deri më 15 janar.
Në hapje të kësaj ngjarjeje, Ambasadori Dren Doli takoi edhe kryetaren e Utrechtit, Sharon Dijksma, me të cilën shkëmbyen diskutime rreth potencialit kulturor e turistik të vendit tonë.