17:42 / 13.01.2023
OBSH rekomandon kohë më të shkurtër izolimi për pacientët me koronavirus
atsh
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka përshtatur udhëzimet e saj për personat e infektuar me koronavirus.
Sipas rekomandimit të OBSH-së, personat e infektuar me virusin Sars-CoV-2 të izolohen për 10 ditë nëse kanë simptoma, dhe për pesë ditë nëse nuk kanë.
Më herët, OBSH-ja rekomandoi 13 ditë izolim për personat e infektuar me simptoma, dhe 10 ditë për ata që nuk kishin simptoma.
Organizata rekomandoi gjithashtu teste të shpejta të antigjenit për personat e infektuar, për të parë nëse infeksioni ka kaluar për të reduktuar kohën e izolimin.
OBSH-ja i mbështeti rekomandimet e saj në 12 studime me pjesëmarrjen e pothuajse 3000 personave.
“Këto janë vetëm rekomandime. Çdo vend mund të nxjerrë udhëzimet e veta”, tha OBSH-ja.