Mungojnë kirurgët|Video
Shëndetësi

Mungojnë kirurgët|Video

Venera Adili /RTK

Në Spitalin e Vushtrrisë ka mungesë të profesionistëve shëndetësorë në emergjencë, biokimi e së fundmi edhe në kirurgji. Drejtues të këtij institucioni kanë bërë kërkesë për mbështetje nga SHSKUK-ja për t`i plotësuar nevojat që kanë. Ndërsa edhe numri i operimeve në repartin e kirurgjisë është më i ulët pas pezullimit të 3 kirurgëve nga ky institucion. Spitali i Vushtrrisë javë më parë ka hapur konkurs për dy kirurgë.

Mungesa e specialistëve shëndetësorë po e vështirëson punën e mantelbardhëve në Spitalin e Vushtrrisë. Pavarësisht hapjes së konkurseve herë pas here, janë disa vende që kanë mbetur pa u plotësuar, për shkak të mosinteresimit të kandidatëve për të konkurruar.

Filloreta Berisha, drejtoreshë mjekësore në këtë institucion, thotë se pavarësisht ngarkesës me punë, nuk janë ndalur shërbimet.

 “Kemi vështirësi me staf shëndetësorë kemi 6 specialistë më pak sidomos në emergjencë dhe kemi mungesë jemi mundu me I mbulu me specialist mbështetës si dhe kemi bërë zgjidhje me Specializantë”, thotë Filloreta Berisha, Drejtoreshë Mjekësore në Spitalin e Vushtrrisë

Spitali i Vushtrrisë ka hapur konkurs edhe për dy kirurgë. Në këtë repart është zvogëluar volumi i punës pas suspendimit të tre mjekëve, për çka është dashur të bëhet një riorganizim, ku brenda ditës janë operuar 4-5 pacientë.

Filloreta Berisha, Drejtoreshë Mjekësore në Spitalin e Vushtrrisë 08.10- 08.28 & 09.03-09.10

“Kemi pas 5 kirurg dhe tash jemi tu veprua me dy kirurg, janë duke e mbajt këta dy mjekë orarin por s’kemi kujdestari”, thotë ajo.

Berisha ka treguar se kanë kërkuar mbështetje edhe nga SHSKUK-ja. Në një përgjigje për RTK-në nga ky institucion, thanë se janë duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë, por theksuan se javë më parë Spitalit të Vushtrrisë i është lejuar të hapë konkurs për kirurgë.


MË SHUME NGA Shëndetësi