18:53 / 15.01.2023
Vdes pacienti që kishte rënë nga dritarja e Klinikës së Kirurgjisë Torakale
RTK
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur pacienti i cili ka rënë sot nga dritarja e Klinikës së Kirurgjisë Torakale.
Në njoftimin e ShSKUK-së, thuhet se pacienti është hedhur nga dritarja dhe pavarësisht masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.