Murati: Reforma e skemave sociale dhe pensionale e domosdoshme
Foto/ Nga profili i Muratit në Facebook
Ekonomi

Murati: Reforma e skemave sociale dhe pensionale e domosdoshme

A.Bela/RTKlive

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se reforma e Skemave Sociale dhe Pensionale është e domosdoshme.

Ai ka shkruar në 'Facebook' se kjo reformë mundësohet nga marrëveshja që si Qeveri kanë nënshkruar me Bankën Botërore, marrëveshje e cila tashmë ka muaj që pret dritën e gjelbër nga Kuvendi i Republikës.

“Shpresoj që një nga punët e para që do të bëjë Kuvendi në sesionin e ri, të jetë ratifikimi i kësaj marrëveshjeje”, tha ai.


MË SHUME NGA Ekonomi