08:25 / 17.01.2023
59 raste aktive me Covid-19
N.Mekolli /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 59.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja me Covid-19, nga 46 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa janë shëruar 12 persona, raporton RTKlive.
Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,406 raste, kanë vdekur 3,202 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269, 145, njofton Ministria e Shëndetësisë.