Jahjaga në Davos, takime me drejtues bizesesh
J.Musliu/RTKlive
Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po qëndron në Davos të Zvicrës.
Ajo ka njoftuar se gjatë qëndrimit në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, ka qenë e ftuar nderi në darkën e organizuar nga Investcorp.
“Të pranishëm ishin krerët e disa prej kompanive më të mëdha globale si OTPP, Mercer, Pension Danmark, Olayan Group, EY, PËC, Boston Consulting Group e shumë të tjera”, deklaroi Jahjaga.
“Gjatë fjalës time në këtë darkë, në fokus pata udhëkryqin në të cilin ndodhet Europa në ballafaqimin me ndryshimet gjeopolitike, pasojat e luftës në Ukrainë, tensionet në ngushticën e Tajvanit dhe për rëndësinë e mirëmbajtjes së paqes në Gadishullin Ballkanik”, deklaroi Jahjaga në llogarinë e saj në Facebook.
Ajo shtoi se siguria është parakushti kryesor për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, dhe për këtë është tejet e rëndësishme që të punohet aktivisht, me të gjithë akterët, në mënyrë që impakti tek qytetarët të jetë sa më i vogël.
“Roli i NATO-së dhe veçanërisht i Shteteve të Bashkuara, është jetik për ruajtjen e sigurisë në kontinent dhe në botë”.
Në Formunin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.