LDK: Me Qeverinë Kurti, Serbia rriti eksportin drejt Kosovës
Foto: LDK/Facebook
Ekonomi

LDK: Me Qeverinë Kurti, Serbia rriti eksportin drejt Kosovës

J.Musliu/RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi se gjatë vitit 2022, Serbia ka shtuar ekportet drejt ksoovës në vlerë prej 70 milionë euro.

Kjo parti opozitare beson se politikat e gabuara të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, vazhdojnë të favorizojnë prezencën ekonomike të Serbisë në Kosovë.

“Më 370 milionë euro import në vit, Serbia gjatë mandatit të kësaj Qeverie, ka arritur rekord të ri”, deklaron LDK-ja.

“Ankesat për të kaluarën nuk përmirësojnë ekonominë dhe nuk i zgjidhin problemet e së ardhmes”.

Sipas LDK-së, ka nevojë për veprime konkrete dhe jo premtime e fjalë boshe.


MË SHUME NGA Ekonomi