ATK shënon 23-vjetorin e themelimit
Ekonomi

ATK shënon 23-vjetorin e themelimit

A.Bela/RTKlive

Administrata Tatimore e Kosovës sot shënon 23 vjetorin e themelimit të saj.

Që nga viti 2000 deri në 2022 ATK ka arritur të inkasojë gjithsejtë 6 miliardë e 506 milionë euro tatime, dhe 2 miliardë e 425 milionë euro kontribute pensionale, ku totali i bie afër 9 miliardë euro të mbledhura tatime dhe kontribute pensionale. Në një komunikatë për medie të ATK-së, thuhet se referuar vetëm periudhës janar-dhjetor 2022, janë inkasuar 723.9 milionë euro tatime, të hyra rekorde.


MË SHUME NGA Ekonomi