ARKEP nuk është përjashtuar nga BEREC
Foto arkiv/RTKlive
Ekonomi

ARKEP nuk është përjashtuar nga BEREC

RTKlive

ARKEP njofton se në procesin gjyqësor të inicuar nga Spanja ndaj Komisionit Euriopian, lidhur me pjesmarrjen e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) në takimet e Entit të Rregullatorëve Evropianë për Komunikime Elektronike (BEREC), Republika e Kosovës nuk është palë në këtë rast.

"Rrjedhimisht, ARKEP si pjesmarrës me të drejta të barabarta në BEREC, deri më tani nuk ka pranuar asnjë shkresë ose vendim nga ndonjë Institucion i Bashkimit Eruropian (BE) lidhur me këtë çështje. Sidoqoftë, përmes mjeteve të informimit publik dhe Komunikatës së publikuar nga Gjykata e Drejtësisë së BE-së, ARKEP është njoftuar lidhur me anulimin e vendimit të Komisionit Europian që lejon Kosovën të marrë pjesë në BEREC", njofton ARKEP.

Sipas tij ARKEP, kjo nuk nënkupton përjashtimin e ARKEP nga BEREC-u.

"Përkundrazi, për të mos penguar pjesëmarrjen e ARKEP në punën e BEREC-ut, Gjykata e Drejtësisë ka vendosur që efektet e vendimit të Komisionit Europian të zbatohen deri në hyrjen në fuqi të ndonjë marrëveshjeje të re pune të lidhur ndërmjet BEREC-ut, Zyrës së BEREC-ut dhe ARKEP. ARKEP që nga viti 2019 merr pjesë aktive në takimet e BEREC, si në nivelin teknik (10 grupe punuese të ekspertëve) ashtu edhe në atë të Bordit të Rregullatorëve. Për informimin e juaj, komunikimi dhe bashkëpunimi me BEREC ka vazhduar edhe vazhdon ende në kuadër të përmbushjes së objaktivave të përbashkëta", njofton ARKEP.

ARKEP, në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive, të cilat dalin nga Korniza Rregullatore në fushën e Komunikimeve Elektronike, mbetet i angazhuar në përmbushjen e synimeve de objektivave për zhvillimin e mëtutjeshëm të tregut dhe mbrojtjen e interesave të Republikës së Kosovës në përfaqësimet ndërkombëtare.


MË SHUME NGA Ekonomi