Rezonanca magnetike në Pejë mbetë e papërdorur, s`ka staf|Video
Foto/ RTK
Shëndetësi

Rezonanca magnetike në Pejë mbetë e papërdorur, s`ka staf|Video

Venera Xhoxhaj-Adili/ RTK

Gjysmë milion euro ka koston aparatura e Rezonancës Magnetike që për më shumë se një muaj qëndron pa u përdorur në Spitalin Rajonal të Pejës.

Një e tillë është e dyta në nivel vendi ku mund të kryhen këto shërbime. Por në këtë institucion publik shëndetësor mungon stafi profesionist.

Drejtori i spitalit rajonal të Pejës Fazli Shala, thotë për RTK se aktualisht janë 2 radiologë dhe lista e pritjes është disajavëshe.

"Një e ka lëshuar punën ka shkuar privat. Tash e kemi pozicionin edhe më keq sepse kemi një aparaturë të re por s’kemi staf", tha ai.

Nexhip Shatri, radiolog, thotë të përballen me vështirësi në punë pasi ndodh ta tejkalojnë orarin dhe kujdestaritë janë të shpeshta.

"Për shkak të mungesës së stafit jemi të stërngarkuar. Punojmë edhe mbi 8 orë dhe me kujdestari të shpeshta", tha ai.

Ndërkohë, në Spitalin Rajonal të Prizrenit, mungon Rezonanca Magnetike, ndonëse ka radiologë të mjaftueshëm dhe kërkesë për këtë shërbim të cilin qytetarët nga e gjithë Kosova u duhet të presin me muaj ta kryejnë në QKUK.


MË SHUME NGA Shëndetësi