Kapen barna të kontrabanduara
Ekonomi

Kapen barna të kontrabanduara

Fadil Sertolli / RTKlive

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi ka thënë se me 20 janar 2023 njësitet e doganës kanë realizuar një aksion në qytetin e Ferizajit ku edhe kanë arritur të gjejnë medikamente të kontrabanduara në vlerë rreth 5000 euro.

“Për herë të parë që nga lansimi i sistemeve elektronike (respektivisht e-dogana) dogana ka pranuar informacion nga qytetarët e përgjegjshëm lidhur me parregullsitë potenciale. Zyrtarët Doganor bazuar në informatat e pranuara përmes aplikacionit e-dogana për raportimin e parregullsive kanë organizuar një kontrolle në një Barnatore në Ferizaj dhe ketë rast është hasur në mallra të kontrabanduar në vlerë rreth 5,000.00 Euro”, thuhet në njoftimin nga Dogana e Kosovës.

Gjithashtu, sipas njoftimit, në këtë lokacion është gjetur edhe një bunker i posaçërisht i ndërtuar për fshehjen e mallrave të kontrabanduara. Mallrat janë sekuestruar dhe ndaj palës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse.

“Dogana e Kosovës falënderon dhe inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë dhe te raportojnë të gjitha parregullsitë qe lidhen me veprimtarinë e Doganës përmes aplikacionite-Dogana”, thuhet mes tjerash në njoftim.


MË SHUME NGA Ekonomi