QKUK: Pacientët të orientohen edhe në Qendrat e Mjekësive Familjare|Video
Foto: RTKlive
Shëndetësi

QKUK: Pacientët të orientohen edhe në Qendrat e Mjekësive Familjare|Video

Venera Adili / RTK

2500 vizita janë realizuar në 19 ditët e para të janarit në klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Fluksi i pacientëve është rritë për shkak të gripit sezonal.  Albana Xani pediatre hematologe thotë se brenda ditës kryhen qindra vizita, disa prej të cilave do të mund të kryheshin edhe në kujdesin parësorë.

“Munden me u kry edhe nga një mjek familjarë nuk rrezikon askush me trajtuar jashtë kompetencës por problem është se ata nuk shkojnë aty”, tha Xani.

Drejtoi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare Bujar Gashi ka treguar se profilet parapara që të angazhohen në qendrat e mjekësisë janë të rregulluara me Udhëzim Administrativ.

Sipas Gashit, ky udhëzim përcakton se mjeku familjarë mund të jap shërbime për të gjitha moshat.

“Në QKMF kemi vetëm 5 pediatër dhe nuk ka tjetër ku por unë i inkurajoj që të bëjnë vizita te mjeku familjar”, tha Gashi.

Në kujdesin parësorë shëndetësorë sipas Udhëzimit Administrativ lejohet të angazhohet, mjeku familjar, radiologu, biokimisti, farmacisti dhe stomatologu ndërsa në QKMF-të ku ka maternitet parashihet të punojë gjinekologu dhe neonatologu ose pediatri.


MË SHUME NGA Shëndetësi