15:59 / 21.01.2023
Ambasadorja Demiri prezanton potencialet e Kosovës para bizneseve izraelite
Afet Bela/RTKlive
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, në vazhdën e aktiviteteve në fushën e ekonomisë, ka prezantuar potencialet për investime në Kosovë para njëzet afaristëve izraelitë të fusha të ndryshme të tilla si energjia, teknologjia informative, turizmi, shëndetësia, etj.
“Veç potencialeve për investime në Kosovë, fola edhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit. Ngjarja u organizua nga z. Ilan Pomeranc, një sipërmarrës izraelit në fushën e teknologjisë së lartë dhe anëtar i Forumit të Lidershipit të Izraelit, asamblesë kryesore të biznesit dhe sektorit publik të Izraeli”, ka shkruar ajo në “Facebook”.