Buzhala: Furnizimi me energji do të varet nga prodhimi dhe konsumi
Ekonomi

Buzhala: Furnizimi me energji do të varet nga prodhimi dhe konsumi

Mejreme Tahirukaj / Radio Kosova

Momentalisht furnizimi me energji elektrike në vend është solid, por nuk ka garanci se kështu mund të vazhdojë ditët dhe javët në vijim.

Kështu thonë për Radio Kosovën nga Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë – KEDS.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se furnizimi me energji elektrike në stinën më të ftohtë të vitit, do të varet shumë nga niveli i prodhimit vendor, niveli i konsumit dhe çmimi në bursën ndërkombëtare.

Furnizimi me energji elektrike gjatë këtyre muajve ka qenë stabil përkundër situatës emergjente nëpër të cilën po kalon vendi.

Kësaj situate  të furnizimit me energji i ka ndihmuar edhe koha e mirë, prodhimi vendor pa probleme si dhe importi i realizuar, thotë për Radio Kosovën zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

 “Çmimet në bursa ndërkombëtare, aktualisht, janë dukshëm më të vogla, por nuk dihet se si do të jenë gjatë stinës së dimrit”, tha ai.

Situata në ditët në vijim sipas Buzhalës varet nga prodhimi vendor, kërkesa për konsum e cila shtohet pasi ka shumë konsumatorë që ngrohen me energji elektrike si dhe çmimi në bursën ndërkombëtare, thotë Buzhala.

“Diçka është edhe në dorën tonë. Në dorën e gjithë qytetarëve të Kosovës. Duhet të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike dhe të gjejnë forma alternative të ngrohjes, në mënyrë që ta kemi më të lehtë të gjithë”, u shpreh Buzhala.

Po ashtu, Buzhala bëri të ditur se pagesa nga konsumatorët është në nivel, por megjithatë, ai u bëri thirrje qytetarëve që ta kryejnë obligimin ligjor për t’i paguar me kohë faturat për energjinë e shpenzuar.

 


MË SHUME NGA Ekonomi