07:37 / 27.01.2023
92 raste aktive me Covid-19
N.Mekolli /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 92.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 raste të reja me Covid-19, nga 128 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa janë shëruar 17 persona, raporton RTKlive.
Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,521 raste, kanë vdekur 3,202 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269, 227, njofton Ministria e Shëndetësisë.