Bajrami: Murati ka thënë shumë të pavërteta për konferencën e LDK-së
Ekonomi

Bajrami: Murati ka thënë shumë të pavërteta për konferencën e LDK-së

F.Sertolli / RTKlive

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit tha se LDK-ja me kundërshtimin e propozimit të tij për tatimin në pronë dhe me kërkesën për kthimin e vlerësimit të vjetër, po i mbron bizneset.

Bajrami në një postim në Facebook, thotë se ministri Murati ka thënë shumë të pavërteta sa i përket konferencës së LDK-së,  madje ajo ka thënë  se propozimet e tyre, krejt gabimisht i ka lidhur me përfitime të bizneseve.

Ajo gjithashtu tha se për konferencën e LDK-së dhe propozimet tona paske thënë shumë të pavërteta. Krejt gabimisht propozimet tona i ke lidhë me përfitime të bizneseve.

“Ministër,  je gabim dhe me vjen keq që je kaq injorant, e as idenë me të vogël nuk ke se çka bën ministria juaj. Këtu po t’i publikoj dëshmitë që Departamenti i Tatimit në Pronë, MFPT, në vlerësimin e fundit nuk i ka prekë fare bizneset, sepse ka qënë vlerësim për pronat rezidenciale. Bizneseve as nuk u është rritë tatimi e as nuk do të përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit”, shkruan Bajrami e LDK-së, duke i bërë thirrje Muratit ta pezulloje vlerësimin ashtu siç ta kemi kërkuar e mos thuaj të pavërteta!

Ajo shkruan se Hekuran Murati i cili thotë se i ka shpërndarë 800 milionë euro ndihma qytetarëve dhe bizneseve, që dy vite, e i cili nuk e ka guximin ta publikoj asnjë listë të top 50-përfituesve, të “200 masave të tij'', sot paska rënditur një mal me të pavërteta për konferencën e LDK-së.

“Ministër, mos thuaj të pavërteta!Bizneseve as nuk ju ke rritë tatimin e as nuk përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit. Ministër, që dy vite as edhe një vendim të vetëm  nuk e ke marrë për avancim dhe përmirësim të politikave fiskale, thjeshtë po bën punën e një kontibilisti,  po të pëlqen të kesh bilanc pozitiv, po i varfëron qytetarët përmes tatimeve dhe mandej po bën sikur po  i shpërblen ata me nga 50 e 100 Euro. Asnjë shtet nuk është zhvilluar me politikën e lëmoshës”, ka shkruar ajo.


MË SHUME NGA Ekonomi