Bordi i AKP-së njoftohet me përgatitjen e NSH Brezovica për sezonin dimëror
RTKlive
Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën diskutoi dhe mori një numër vendimesh të rëndësishme.
Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi raportin mujor të menaxhmentit për periudhën paraprake, raportin mujor për NSH Brezovica nën administrim direkt lidhur me përgatitjet e N.Sh 'Brezovica' për sezonin dimëror si dhe u azhurnua lidhur me zhvillimet gjatë kësaj periudhe.
Bordi gjithashtu diskutoi për listën e aseteve për SHAL 62 dhe kërkoi që komunave tu jepet kohë shtesë në shprehjen eventuale të interesit për shpronësim të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.
"Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe aprovoi raportin e Komisionit të Banesave me rekomandime për 8 banesa pronë të ish Nsh-ve. Veç kësaj Bordi gjithashtu shqyrtoi rezultatet e çmimeve të ofertimit nga qiradhënia e aseteve (Likuidim) përmes shpalljes publike të datës 21/12/2022 për 36 asete. Gjatë kësaj mbledhje Bordi shqyrtoi propozimet e Autoritetit të Likuidimit për raportet e shpërndarjes për kreditorë dhe aprovoi shpërndarjen për Ndërmarrjen PRN022 N.Sh. "Fabrika e Letrës, Ambalazhit dhe Kartuçit", thuhet në komunikatën e AKP-së.