Mehmeti: Asistenca e FMN-së, pati ndikim të madh në sektorin financiar
RTKlive
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se asistenca teknike e Fondit Monetar Ndërkombëtar, përmes Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar (FinancialSectorStabilityReview - FSSR), ka pasur ndikim të madh në sektorin financiar.
“Mbështetja fillestare na ndihmoi që të vendosim funksionet kryesore të institucionit tonë, duke formësuar strukturën e sistemit tonë financiar si dhe stabilitetin e tij. Mbështetja e vazhdueshme, po na ndihmon në forcimin e qeverisjes dhe kapaciteteve tona teknike, të cilat janë të nevojshme për të përballuar sfidat e reja dhe kompleksitetin në rritje të rreziqeve”, ka deklaruar Mehmeti.
Rishikimi i Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSR) i FMN-së, është një instrument për zhvillimin e kapaciteteve që ofron një bazë diagnostike, identifikon dobësitë kryesore në sistemet financiare dhe kapacitetet institucionale, dhe zhvillon një plan veprimi afatmesëm me prioritet për reformat e sektorit financiar.