Azemi: Punëtorët e sektorit privat janë të zhgënjyer
Foto/ RTKlive
Ekonomi

Azemi: Punëtorët e sektorit privat janë të zhgënjyer

A.B/RTKlive

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, në një konferencë për medie, ka shprehur pakënaqësi për trajtimin e sektorit privat nga ana e Qeverisë së Kosovës rreth vendimeve për përkrahjen e punëtorëve.

Kryesindikalisti Azemi, tha se sot punëtorët e sektorit privat në zyrën e kryeministrit të Kosovës, punojnë me pagë prej 180 euro dhe kjo është shqetësuese.

“Këto paga të ulëta janë sihariq i qeverisë së Kosovës. Në rend të parë është dashur që qeveria e Kosovës të stimulojë ata punëtorë, këtu po ndodh e kundërta”, tha ai, raporton RTKlive.

Sipas tij Qeveria se po sillet sikur inflacioni po i prek vetëm punëtorët e sektorit publik. “Punëtorët e sektorit privat janë të zhgënjyer me vendimet e qeverisë, buxheti i Kosovës është i të gjithëve dhe nuk është i kategorizuar”, deklaroi ai.

Azemi theksoi se është i zhgënjyer edhe me mos votimin e Projektligjit për TRUST-in.


MË SHUME NGA Ekonomi