Ndryshimi i ligjit për buxhet procedohet për seancë
RTKlive
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet, ka prezantuar plotësim ndryshimet e Projektligjit mbi ndarjet buxhetore të vitit 2023, i cili do të votohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës, për shkak të ligjit të pagave që do të hyjë së shpejti në fuqi.
Ai ka folur për pagat për vlerën e koeficientit në sektorin publik. “Këtë vit kemi paraparë koeficientin prej 105 euro për këtë vit, marrë parasysh edhe rritjen ekonomike, kem i paraparë për vitin 2024 koeficienti do të jetë 110 euro”, theksoi ai, raporton RTKlive.
Pas debatit nga deputetët anëtarë të Komisionit për Buxhet, me gjashtë vota për është rekomanduar që projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, të procedohet për Kuvend.
Në vijim u shqyrtua dhe u mbështet raporti me amendamente i komisionit funksional për Projektligjin për Pyjet si dhe u shqyrtua lista e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Me shumicë votash, Komisioni rekomandoi për në seancë listën prej pesë anëtarëve për një pozitë për anëtar jo ekzekutiv të Bordit të BQK-së.