Murati: Falja e 100 eurove nga tatimi në pronë do të përfshihet në ligj
Ekonomi

Murati: Falja e 100 eurove nga tatimi në pronë do të përfshihet në ligj

Fadil Sertolli / RTKlive

Departamenti Ligjor i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve përmes një shkrese ka bërë të ditur se legjislacioni aktual nuk autorizon komunën për falje të pagesës së tatimit në pronë, pas propozimit të kësaj ministrie që komunat t’ua heqin nga 100 euro faturave të tatimit në pronë për vitin 2023.

Megjithatë, sipas vendimit ministri i Financave Hekuran Murati thotë se  kjo do të mund të bëhet me një ligj të ri.

Ministri Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se dispozita për zbritjen e tatimit në pronë deri në 100 euro për faturën e vitit 2023 do të përfshihet në ligjin e ri.

“Atë çfarë kam thënë unë, e ka thënë edhe Departamenti Ligjor i MFPT-së: që dispozitën për zbritjen e tatimit në pronë deri në 100 euro për faturën e vitit 2023 do ta përfshijmë në ligjin e ri. Meqenëse tashmë janë bërë disa komuna që kanë mbështetur këtë nismë, ne si ministri, qysh javën që vjen do të nisim procedurat fillimisht duke lëshuar projektligjin për konsultime të brendshme, e pastaj edhe për konsultime publike, dhe pas kësaj do ta dërgojmë për miratim në Qeveri”, ka shkruar Murati.


MË SHUME NGA Ekonomi