12:44 / 07.02.2023
ATK kërkon nga bizneset që të lëshojnë kuponë fiskalë për shitjet online
RTK
Administrata Tatimore e Kosovës, ka kërkuar nga bizneset që të lëshojnë kuponë fiskalë edhe për shitjet e tyre online.
Përmes një komunikate për medie, ATK ka thënë se furnizimi i mallrave dhe shërbime në mënyrë elektronike përmes internetit është një formë e tregtisë, ku tregtia dhe afarizmi në përgjithësi kryhen në të njëjtën mënyrë si në çdo treg tjetër.
Sipas ATK-së, tregtia në distancë, apo elektronike, ose e ashtuquajtur online, ndryshon vetëm në atë që prania personale e shitësit dhe blerësit nuk është e nevojshme që furnizimi të kryhet.