Zëvendësambasadori holandez viziton doganën e Kosovës
BKT
Foto: Dogana e Kosovës
Ekonomi

Zëvendësambasadori holandez viziton doganën e Kosovës

E. Hoti/ RTKlive

Doganën e Kosovës sot e ka vizituar zëvendësambasadori i Holandës, Ronald Goldberg si dhe Ivan Iliev, përfaqësuesi regjional për ekonomi dhe tregti në ambasadën holandeze në Maqedoninë veriore, të cilët u mirëpritën nga Drejtori i përgjithshëm i  Doganës, Agron Llugaliu.

Njoftohet se gjatë këtij takimi është diskutuar në lidhje me rëndësinë e efikasitetit të Doganës, duke filluar nga mbledhja e të hyrave, luftimi i ekonomisë jo-formale dhe avancimi i lehtësirave tregtare.

“Llugaliu njoftoi të pranishmit lidhur me zhvillimet e fundit në Doganën e Kosovës ku vendosi theksin në zbatimin e ligjit si dhe avancimet teknologjike në Doganën e Kosovës, me qëllim të avancimit të shërbimit”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Po ashtu njoftohet se zyrtarët e ambasadës holandeze vlerësuan progresin dhe ofruan gatishmërinë për bashkëpunim në interes të dyanshëm, me qëllim që bashkëveprimi i ekonomive të dy vendeve të jetë efikas dhe frytdhënës.


MË SHUME NGA Ekonomi