Bajrami: 3,5 milionë euro u tërhoqën jashtëligjshëm nga AP-ja
BKT
Ekonomi

Bajrami: 3,5 milionë euro u tërhoqën jashtëligjshëm nga AP-ja

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputetja e LDK-së, Hykemte Bajrami, ka folur për një skandal që sipas saj në dhjetor të vitit 2022 janë tërhequr 3.5 milionë euro e fondeve nga xhirollogaria e AKP-së në mënyrë të jashtëligjshme.

“Më datën 30 dhjetor 2022, brenda tri orëve me urdhër të një gjykate e cila nuk është kompetente, janë ekzekutuar 3.5 milion euro nga xhirollogaria e Mirëbesimit e Fondit të AKP-së të cilat qëndrojnë në Bankën Qendrore të Kosovës, nga një gjykatë jokompetente dhe përmbaruese”, tha Bajrami.

Sipas saj për çështjet e privatizimit ekskluzivisht kompetente është vetëm Dhoma e Posaçme në kuadër të Gjykatës Supreme, andaj këto 3.5 milion euro janë ekzekutuar më urdhër të gjykatave tjera.

“AKP-ja ka reaguar dhe prokuroria ka arritur t’i bllokojë 2.1 milion euro, mirëpo fondet e AKP që janë disbursuar janë 1.4 milion euro”, tha Bajrami gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, duke ftuar komisionet funksionale dhe Ministrinë e Drejtësisë që të marrin informatat e duhura rreth këtij skandali.


MË SHUME NGA Ekonomi