07:45 / 11.02.2023
104 raste aktive me Covid-19
N.Mekolli /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 104.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 raste të reja me Covid-19, nga 94 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa janë shëruar 14 persona, raporton RTKlive.
Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,684 raste, kanë vdekur 3,204 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269, 376, njofton Ministria e Shëndetësisë.























