18:53 / 14.02.2023
Kosova po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Izrael
Afet Bela/ RTKlive
Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit.
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka marrë pjesë në këtë ekspozitë, ku iu është bashkuar bashkatdhetarëve në shtandin e Kosovës.
“Ky panair është një ngjarje globale e rrjeteve dhe industrisë e krijuar për të bashkuar në një vend profesionistë nga të gjitha nivelet e biznesit dhe shërbimeve në turizëm dhe udhëtime, duke u ofruar mundësinë për të ekspozuar në “Expo Centre” Tel Aviv. Gjithashtu, ky panair shërben si mundësi për takime dhe seminare shtesë për pjesëmarrësit”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.























