Ministri Vitia dhe Heleni Vakali nënshkruan ‘Memorandum Bashkëpunimi’
Fadil Sertolli / RTKlive
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për “Programi i Mjekësisë Fetale për periudhën 2022 – 2025” me Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë Heleni Vakali, memorandum ky që më parë është nënshkruar edhe nga Ministria e Shëndetësisë së Greqisë dhe Fondacioni.
Përmes një njoftimi për media, thuhet se përmes këtij memorandumi, synohet promovimi i kujdesit të specializuar për gratë shtatzëna gjë që do të ndikojë edhe në reduktimin e vdekshmërisë.
Gjithashtu, në këtë memorandum theksohet nevoja që të gjitha gratë shtatzëna të kenë qasje falas në kujdesin e specializuar falas kujdes, kur është e nevojshme,
Tutje vazhdon njoftimi se shumica e shtatzënive janë normale dhe pa komplikime. Megjithatë, ndonjëherë një grua ose foshnja e palindur mund të kërkojë kujdes të specializuar për të arritur rezultatin më të mirë si për nënën ashtu edhe për foshnjën.
“Përmes njësiteve të mjekësisë fetale: Vlerësohet rrezikshmëria e shtuar e anomalive fetale, konfirmohet diagnoza e anomalive fetale; ofrohen informacione të detajuara rreth rezultateve të mundshme, që përfshin ofrimin e të dhënave shumëdisiplinore nga fillimi i monitorimit të vazhdueshëm të shtatzënive, sipas rastit, deri tek komplikimet e mundshme në lindjet e shumëfishta”, thuhet në njoftimin për media nga Ministria e Shëndetësisë .
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë do të krijojë një program njëvjeçar në Obstetrikë - Ekografi dhe Mjekësi Fetale si subspecializim apo profil i ngushtë.
Kjo planifikohet të organizohet në bashkëpunim me ShSKUK – në dhe do të përfshijë trajnime praktike intensive në baza ditore.























