BE dhe BE mbështet investimet komunale në efiçencën e energjisë
BKT
Ekonomi

BE dhe BE mbështet investimet komunale në efiçencën e energjisë

Banka Botërore në partneritet me BE-në po mbështet investimet komunale në efiçencën e energjisë, të cilat përfshijnë rinovimin e ndërtesave publike komunale si shkolla `Shaban Shala` në Podujevë përmirësimin e ndriçimit të rrugëve dhe instalimin e çatisë me panele solare, në kuadër të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

"Këto investime do të: kontribuojnë në sigurinë energjetike të Kosovës duke reduktuar importet sezonale të energjisë; krijojnë vende të punës; reduktojnë ndotjen lokale dhe globale; dhe do të ndihmojnë në përmbushjen e obligimeve nga Traktati i Komunitetit të Energjisë. Banka Botërore po e mbështet Kosovën me një kredi prej 31 milionë dollarësh amerikanë për të reduktuar konsumin e energjisë dhe përdorimin e karburanteve fosile në ndërtesat publike përmes investimeve në efiçiencën e energjisë dhe në energjinë e ripërtëritshme", njofton Banka Botërore.


MË SHUME NGA Ekonomi