Murati: Trepça mund të marrë deri në 20 milionë euro hua
BKT
Ekonomi

Murati: Trepça mund të marrë deri në 20 milionë euro hua

RTKlive

Qeveria në mbledhjen e sotme ka lejuar që Trepça të marrë deri në 20 milionë euro hua nga Ministria e Financave. Për marrjen e këtij borxhi, i gjithë kabineti qeveritar votoi pro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, tregoi se si do të shpenzohet kjo shumë parash. Ai tha se huadhënia për 20 milionë euro do i mundësojë Trepçës rritjen e prodhimit por edhe uljen e shpenzimeve.

Është një komision ndërministror që deri në fund të vitit pritet që ta hartojë strategjinë. Si qeveri na takon që të sigurojmë integritetin e zyrtarëve dhe të çrrënjosim korrupsionin, në mënyrë që të vazhdojmë edhe me progresin tonë në raportet ndërkombëtare”, tha Murati.

Murati sqaroi se kjo është në kuadër të programit qeverisës për rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike.


MË SHUME NGA Ekonomi