17:18 / 23.02.2023
Havolli dhe Berisha diskutojnë për hapësirat e parkingjeve
RTKlive
Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore sot Arton Berisha dhe Kryeshefi Ekzekutiv ‘Prishtina Parking’ Sokol Havolli vizituan sot disa nga hapësirat e parkingjeve të cilat menaxhohen nga “Prishtina Parking” për të parë nga afër gjendjen e tyre.
“Kjo vizitë shënon fillimin e një bashkëpunimi në mes të këtyre dy ndërmarrjeve për kryerjen e shërbimeve urgjente të mirëmbajtjes nga ana e NPB-së, si dhe zgjerimin e parkingjeve duke i ruajtur hapësirat publike gjelbëruese. E gjithë kjo po bëhet me qëllim të ofrimit të shërbimeve më cilësore dhe lehtësimin e shfrytëzimit të këtyre parkingjeve për qytetarët e kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e Ndërmarrjes Publike Lokale ‘Prishtina Parking’.























