Minxhozi e Shahini diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri
RTKlive
Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë z. Qemal Minxhozi, sot ka vizituar AKB ku diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë ku u prit me disa bashkëpunëtor të AKB-së.
Agim Shahini, Kryetar i AKB ,në fjalën e tij para të pranishmeve theksoi se bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri ende ka nevojë të rritet, sa i për ketë shkëmbimeve tregtare ne këto dy vende. Ai falënderoi për vizitën dhe shprehi konsideratë të lartë për bashkëpunimin dhe kontributin e ambasadorit për nxitjen dhe mbështetjen e vazhdueshëm për ekonomin dhe prodhimin e dy vendeve.
Qemal Minxhozi, Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, theksoi se bashkëpunimi në mes të dy institucioneve ka jep mesazh shumë të mirë në koordinimin dhe bashkëpunimin në mes të bizneseve të dy vendeve. “Ju përgëzoj për punën, aktivitetet që po i bëni, si AKB ne të mirë të zhvillimit ekonomike e bizneseve plotë 20 vite. Si ambasadë që unë e udhëhiqi, do vazhdojmë bashkëpunimin edhe me të madh si dy institucione në përkrahje për bizneset për të dy vendet”, tha ai.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar shumë tema që lidhen me bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me ekonomin e dy vendeve, mbi gjitha u theksua rëndësia e rritjes së efikasitetit të punës dhe bashkëpunimit për të hequr barrierat tregtarë , përmes propozimeve konkrete nga bizneset. Përkushtimi më i madh këtë drejtim dhe ndryshimet e duhura në legjislacion mund të japin rezultat shumë pozitive për bizneset e dy vendeve.
Të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi të thellohet edhe më tej përmes takimeve të vazhdueshme ndërmjet Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, gjithmonë në interes të biznesit për të dy vendet.
Kurse anëtari i bordit të AKB, Shkelzen Jusaj, i cili tha se bashkimin kombëtar realitet janë duke e bërë bizneset. “Ekonomia tashmë po ec para politikës dhe kjo është e rëndësishme pasi në këtë mënyrë mundësohet që tregu të jetë i përbashkët dhe se fuqizimi i bizneseve bëhet duke i ngritur shqetësimet të cilat mund të adresohen më lehtë në mënyrë konkrete”, tha ai.
AKB i ka ndarë Mirënjohje Ambasadorit z. Minxhozi ,në shenjë respekti për bashkëpunimin tradicional në mes te dy institucioneve tash e 20 vite, me Motivacion: Për nxitjen dhe promovimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.























