Evitohet defektin në izolator, pritet kthimi i Bllokut A-4 në funksion
BKT
Foto: Arkiv
Ekonomi

Evitohet defektin në izolator, pritet kthimi i Bllokut A-4 në funksion

M.Sh/RTKlive

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kanë mënjanuar një defekt që është shfaqur mbrëmë në tensionin e lartë që për pasojë ka nxjerrë nga funksioni bllokun A4 të Kosovës A.

“KOSTT dhe KEK njofton opinionin që për shkak të lidhjes së shkurtër të paraqitur në stabilimentet e tensionit të lartë të KOSTT-it, dje me datën 26 Shkurt 2023, në orën 23:55,  blloku A4 në Termocentralin Kosova A, është shkyçur nga rrjeti. Pas kontrollës së ekipeve të mirëmbajtjes së KOSTT dhe KEK është vërejtur që, si rezultat i mbingarkesës së lartë ka shpërthyer izolatori i mesëm mbajtjes i T-35 në stabilimentet e KOSTT” thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë, ekipet e KOSTT-it, sipas njoftimit, kanë dal në vend të ngjarjes dhe është eliminuar defekti, pra izolatori i dëmtuar është zëvendësuar sot me 27 Shkurt 2023 në ora 10:15.

“Ndërsa në KEK aktualisht është filluar me sanimin e defekteve në njësinë A4 dhe kjo njësi pritet të kthehet në operim me 01 Mars, 2023 rreth orës 06:00 të mëngjesit”, thuhet në njoftimin e përbashkët të KOSTT dhe KEK.


MË SHUME NGA Ekonomi