12:36 / 01.03.2023
Murati: Një mijë të rinj të punësuar përmes projektit ‘Superpuna’
M.Miftari/RTKlive
Ministri i Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuaran Murati, ka deklaruar se përmes projektit “Superpuna”, brenda tri javësh, janë punësuar mbi 1000 të rinj, nga mosha 18 deri 25 vjeç.
Ai, përmes një shkrimi në Facebook, bëri të ditur se brenda tri javësh janë verifikuar 3 mijë punëkërkues, mbi 2 mijë punëdhënës, që ofrojnë punë dhe mbi një mijë veta janë në marrëdhënie pune, kurse mbi 1500 pozita janë të lira për të rinjtë.
























