Kurti: Në Kosovë po rritet prodhimtaria dhe eksporti
RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Kryetarin e Bordit drejtues të Çalık Holding, Ahmet Çalık, Kryetarin e Bordit Drejtues të kompanisë Limak, Nihat Özdemir, si dhe Drejtorin Ekzekutiv të KEDS-it, Alpin Dogan.
Në këtë takim u diskutua për situatën energjetike në vend dhe raportin me KEDS-in në funksion të furnizimit të qëndrueshëm të qytetarëve me energji, njofton zyra për informim e Kryeministrit.
“Kryeministri Kurti tha se Kosova është një shtet ku po rriten prodhimtaria dhe eksportet, andaj po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme energjia për bizneset. Kosova ka shënuar një ngritje prej 86% për vitin 2021 krahasuar me 2020 në eksporte dhe 23% për vitin 2022 krahasuar me 2021. Z. Çalık dhe z. Holding theksuan se kompanitë që drejtojnë janë në shërbim të shtetit të Kosovës dhe qëllimi i përbashkët është furnizimi i rregullt dhe distribuimi i qëndrueshëm i energjisë”, thuhet në njoftim.























