Më 10 mars mbahet ankandi i dytë i Letrave me Vlerë 
BKT
Foto: RTKlive
Ekonomi

Më 10 mars mbahet ankandi i dytë i Letrave me Vlerë 

E. Hoti/ RTKlive

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 10 mars 2023 do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2023. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve  thotë se investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

"Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës", thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Ekonomi