KEK-u del me sqarim: Subvencionet e Qeverisë në vlerë prej 30 milionë euro
BKT
Ekonomi

KEK-u del me sqarim: Subvencionet e Qeverisë në vlerë prej 30 milionë euro

F.Sertolli / RTKlive

Korporata Energjetike e Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me subvencionet që ka marrë nga Qeveria e Kosovës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, KEK-u ka bërë me dije se më 17 dhjetor të vitit 2021, Qeveria ia kishte ndarë 20 milionë euro dhe 10 milionë euro tjera në fillim të janarit 2022, me qëllim subvencionimin e importit të energjisë elektrike.

Nga shuma e përgjithshme prej 30 milionë euro, KEK thotë se në prill të vitit të kaluar e kishte njoftuar Ministrinë e Ekonomisë se i kishin mbetur pa shpenzuar 7 milion euro.

KEK thotë se këto mjete mbahen në llogari të ndarë nga afarizmi i KEK-ut, dhe shfrytëzohen vetëm për importin e energjisë elektrike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ne pikën 4 të vendimit 02/117 të datës 29.12.2022 e ka konfirmuar që këto mjete janë në llogari të KEK-ut. Citojmë: “KEK për blerjen e importit të munguar të energjisë elektrike, do të shfrytëzojë mjetet e mbetura nga subvencioni i Ministrisë së Ekonomisë sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës nr. 05/55 të datës 21.02.2022”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.


MË SHUME NGA Ekonomi