Një rast i ri me Covid-19 në 24 orët e fundit
Shëndetësi

Një rast i ri me Covid-19 në 24 orët e fundit

RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar 1 rast i ri me Covid-19, nga 37 testime sa janë bërë gjithsejtë.

Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 31 person. Raste aktive me Covid -19 janë 185, transmeton RTKlive.

Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,224, kanë vdekur 3,211 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269,828, njofton Ministria e Shëndetësisë.


MË SHUME NGA Shëndetësi