Mbërrin në Gjermani dërgesa e parë me naftë nga Emiratet e Bashkuara Arabe
Ekonomi

Mbërrin në Gjermani dërgesa e parë me naftë nga Emiratet e Bashkuara Arabe

ATSH

Dërgesa e parë me naftë nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka mbërritur sot në Gjermani pas një marrëveshjeje të rënë dakord vitin e kaluar, gjatë një vizite të kancelarit Olaf Scholz në Abu Dhabi.

Anija u shkarkua në portin e Detit të Veriut të Wilhelmshaven, tha kompani ndërkombëtare tregtare e energjisë “Hoyer”.

Dërgesa erdhi nga Emiratet e Bashkuara Arabe në fund të janarit, dhe një pjesë e saj është shkarkuar në Francë.

“Hoyer” nuk dha detaje për një datë të saktë të dërgesës së radhës me naftë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Wilhelmshaven.

Sipas marrëveshjes së arritur në shtator, Gjermania do të marrë deri në 250 mijë tonë naftë në muaj nga kompania shtetërore e Emirateve ADNOC.

Dërgesa e parë u vonua derisa mbërriti në fillim të marsit, ndër të tjera, për shkak se fillimisht kishte pyetje nëse karburanti i plotësonte standardet e industrisë gjermane.


MË SHUME NGA Ekonomi