17:26 / 07.03.2023
ATK: Të hyrat tatimore vazhdojnë të kenë rritje
RTKlive
Të hyrat tatimore të ATK-së edhe në muajin e dytë të këtij viti kanë vazhduar të shënojnë rritje, duke realizuar 149.3 milion euro, që, nëse bëjmë krahasime me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shohim se kemi rritje për 24.4 milionë euro apo 19.6%.
Përmes një komunikate për medie, ATK bën të ditur se vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimor është derivat i mekanizmave, të cilët kanë rritur llogaridhënien, transparencën, si dhe në të njëjtën kohë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale përmes platformës E-Deklarimit.