Subvencionimi i fermerëve në Gjakovë|Video
Islam Haxhiu /RTK
E në Gjakovë, bujqit e kësaj ane po kërkojnë më shumë mbështetje përmes subvencioneve pasi thonë se rritja e çmimeve ka prekur në masë të madhe ata. Komuna ka bërë të ditur se po i identifikon fermerët që kanë më shumë nevojë për përkrahje.
Kjo është ferma e improvizuar në të cilën Nezir Rexhaj ka mbi 200 krerë dele....Ai ka si synim zgjerimin e saj por siç thotë, kushtet jo të mira po e pamundësojë ta rrisë edhe numrin e deleve.
Por fermerët gjakovarë thonë se përkrahja e institucioneve, sidomos në subvencione, po bën që ata ta ndjejnë veten më të sigurt në prodhimtarinë e tyre.
Ndërkaq zyrtarët komunalë në Gjakovë thonë se vazhdimisht janë duke u përpjekur që të jenë pranë fermerëve, në forma të ndryshme, sidomos tani kur çmimet janë rritur dukshëm.
Ndryshe, sipas zyrtarëve në komunë tashmë janë duke u identifikuar prioritetet për përkrahjen e atyre fermerëve që ngritjen e kapaciteteve e kanë të domosdoshme.